Euro 2020, Shqipëria gati për sfidën kundër Francës

Për trajnerin Edy Reja, ndaj Francës, kampione e botës në fuqi, nuk lejohet as gabimi më i vogël dhe për këtë italiani është shprehur në konferencën për shtyp se ia ka përcjellë futbollistëve.

“Fillimisht nuk duhet t’i lëmë hapësira kundërshtarëve dhe të mos bëjmë gabime, më pas është gjendja fizike shumë e rëndësishme. Në anën tjetër, ne kemi lojtarë që dinë t’i shfrytëzojnë shumë mirë hapësirat nëse Franca do të na japë mundësinë”, tha trajneri italian.

Shkarkoni aplikacionin e A2