Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Euro në 123,5 lekë, qytetarët: Më mirë leku i fortë

Nga A2 CNN
21 Tetor 2019, 15:51 | Ekonomi
Euro në 123,5 lekë, qytetarët: Më mirë leku i

Euro e ka nisur javën në rënie në tregun e këmbimit valutor, duke humbur gati 0,3 pikë krahasuar me kursin e ditës së premte.

Tashmë në kuotën 123,5 lekëve, valuta evropiane mbetet në nivelet më të larta të 6 muajve të fundit, duke ngjallur shpresat tek një pjesë për forcimin e mëtejshëm.Ndër përfituesit kryesorë të një vlerësimi të euros janë familjet shqiptare, ku 1 në 4 marrin të ardhura nga emigrantët.

Por, kur pyeten nëse preferojnë një euro të fortë apo një lek të fortë, shqiptarët marrin në ekuacion edhe patriotizmin: “Më mirë leku i fortë se pagat merren me lekë. Leku është monedha që përdorim, kështu që është më mirë leku i fortë”.

Në jetën e përditshme, luhatjet e këmbimit janë të prekshme për atë pjesë të popullsisë që kanë kredi në valutë apo edhe ata që kanë të ardhura në euro, si në rastin e dërgesave të emigrantëve, ashtu edhe ata që marrin pagat në këtë monedhë. Por, në nivelin makro ajo ndikon gjerësisht në ekonomi, që nga sipërmarrjet eksportuese e importuese, e deri tek borxhi publik.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani