Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Eurobondi 500 mln euro, “Financat” shpallin 5 bankat fituese që do të udhëheqin marrjen e borxhit

Nga A2 CNN
14 Mars 2023, 14:25 | Ekonomi
Eurobondi 500 mln euro, “Financat” shpallin 5 bankat fituese që

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka shpallur kompanitë fituese që do të udhëheqin daljen në treg të Eurobondit prej 500 milionë eurosh këtë vit.

Janë pesë bankat e përzgjedhura për të drejtuar procesin e emetimit të borxhit. Ato do të jenë “JP Morgan” me seli në Shtetet e Bashkuara, rrjeti italian “Intesa Sanpaolo”, “Deutsche Bank” me kapital gjerman, britanikja “Standard Chartered” dhe banka më e madhe japoneze “MUFG Bank”.

“Financat” sqarojnë se bankat menaxhuese, që do të udhëheqin procesin, do të jenë përgjegjëse për emetimin në tregjet e kapitalit të eurobondit.

Këto të fundit do të jenë përgjegjëse gjithashtu për përgatitjen e transaksionit dhe rekomandimet, si dhe për strategjinë e marketingut dhe shpërndarjen.

Më herët Ministria e Financave zgjodhi edhe rrjetin ligjor ndërkombëtar të bazuar në Filadelfia, “Dechert LLP” për të ofruar konsulencë juridike në daljen në tregje për sigurimin e kapitalit nga investitorët e huaj.  

Kjo është hera e gjashtë që nga viti 2010, që Shqipëria del në tregjet e huaja për të marrë borxh. Deri më tani vlera totale e Eurobondeve shkon në 1.8 miliardë euro, ndërsa bashkë me atë që pritet të merret, shuma do të shkojë në 2.3 miliardë euro.

Eurobondi që pritet të merret në muajt në vijim do të përfshijë një opsion për ta blerë mbrapsht një pjesë nga ana e qeverisë, nëse do të ketë një ulje të interesave në treg, apo nëse aftësia paguese e vendit do të përmirësohet.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli