Eurobondi 650 milionë euro në qershor, Denaj: Ekonomia do të bjerë 5%, rrisim deficitin

Rënia ekonomike këtë vit do t’i afrohet nivelit -5%, sipas qeverisë shqiptare, diçka që mund të kërkojë një rritje të mëtejshme të deficitit buxhetor dhe rrjedhimisht marrjes së borxhit. Ministrja e Financave Anila Denaj bëri pasqyrimin e situatës së krizës shkaktuar nga pandemia, gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, ku u diskutua huamarrja prej 139.3 milionë SDR nga FMN.