Eurobondi, ekspertët: qeveria t’i drejtohet tregut të brendshëm

Borxhin, qeveria duhet ta marrë në tregun e brendshëm dhe jo përmes eurobondit, në të kundërt përveç interesave më të larta rrezikojmë edhe falimentimin.

I këtij mendimi është eksperti për ekonominë, Pano Soko, sipas të cilit situata e vështirë që po kalon ekonomia dhe parashikimet e zymta për recesion të thellë i bën investitorët skeptikë dhe vendin më pak të besueshëm në tregjet ndërkombëtare.