Eurobondi në dyshim, Financat nuk gjejnë konsulent për emetimin – A2

Eurobondi në dyshim, Financat nuk gjejnë konsulent për emetimin

Qeveria nuk ka ende një konsulent që do të udhëheqë Eurobondin e katërt prej 600 milionë eurosh. Megjithatë, edhe pse dy procedurat e tenderimit të hapura për konsulentin kanë dështuar, Ministria e Financave ka nisur kërkimin për bankat menaxhere që do të sigurojnë procesin e emetimit.