Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Europa fillon të rihapet, zbuten kontrollet kufitare, por kufizimet mbeten

Nga A2 CNN
15 Qershor 2020, 10:44 | Bota
Europa fillon të rihapet, zbuten kontrollet kufitare, por kufizimet mbeten

Shtetet europiane zbusin një pjesë të kontrolleve kufitare nga kjo e hënë, por mbyllja e Spanjës dhe një sërë kufizimesh në shtete të caktuara, tregojnë se rikthimi i lëvizjes së lirë në nivelet e para pandemisë është një mundësi e largët.

Komisioneria për çështjet e brendshme Ylva Johansson u kërkoi shteteve anëtare javën e kaluar të rihapin kufijtë e brendshëm më 15 qershor dhe ato të jashtëm nga 1 korriku. Lëvizja pritet t’i japë një shtysë sektorit të goditur rëndë të turizmit gjatë sezonit të verës.

Nga Islanda në Greqi, shumë vizitorë do të mund të udhëtojnë më lirshëm e megjithatë shumë kufizime do të vazhdojnë të mbeten në fuqi për 420 milionë banorët e zonës Shengen.

Spanja nuk do të lejojë turistë të huaj para 21 qershorit, me përjashtim të disa ishujve ndërsa në shtete të tjera, e drejta për të udhëtuar do të varet nga vendi i origjinës dhe destinacionit.

Greqia do të kërkojë karantinim të atyre që vijnë nga aeroportet e 8 vendeve të BE, Republika Çeke do të ndalojë hyrjen e udhëtarëve nga ato vende që i ka klasifikuar si të kuqe e portokalli e po ashtu do të bëjë Portugalia dhe Suedia.

Danimarka do të lejojë turistë nga Islanda, Gjermania dhe Norvegjia, por jo Suedia, me kushtin që ata të prenotojnë për të paktën 6 netë qëndrim.

Karantina e detyruar 2-javore në Britaninë e Madhe, nënkupton se britanikët do të përballen me të njëjtin kufizim në Francë.  Italia i ka hapur kufijtë për zonën Shengen që më 3 qershor.  

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli