Europa për Kulturën, 40 milionë euro për të ndihmuar ndërtesat e artit të rimëkëmben

40 milionë euro janë për kulturën. Kjo është ndihma që Bashkimi Europian shpërndan për rehabilitimin e institucioneve dhe siteve të kulturës që patën dëmtime nga tërmeti. Zyrtarisht nga sot ka nisur puna në Muzeun Historik Kombëtar dhe në Teatrin e Kukullave.