Europa po rihapet, Franca zbut më tej masat, Spanja eksperimenton pasaportën e Covid

Një hap i ri drejt normalitetit në Francë. Më 9 qershor, shtetrrethimi do të shtyhet nga ora 21:00 në 23:00. Francezët do të rifitojnë netët jashtë, ndërsa restorantet, kafenetë dhe baret do të rifillojnë të shërbejnë për klinetët edhe brenda. Do të hapen gjithashtu palestrat. Sakaq në një sërë rajonesh të Spanjës ka nisur regjistrimi online për të kërkuar certifikatat e Covid-19.