Europa po rihapet, pavarësisht nivelit të infektimeve, shtetet zbusin kufizimet

Një sërë shtetet europiane kanë nisur të lehtësojnë me shumë kujdes kufizimet kundër koronavirusit, edhe pse niveli i infektimit dhe shtrimeve në spital mbetet i lartë.

Nga e hëna, francezët mund të udhëtojnë mes rajoneve, e nxënësit nga 11 deri në 18 vjeç u rikthyen në shkolla, pas 1 muaj mësim nga shtëpia.