Europianët do të pushojnë, KE kërkon rikthimin e lëvizjes së lirë në verë

Muzetë, kështjellat, plazhet dhe sheshet e Europës kanë qenë të mbyllura që prej mesit të muajit maj, por Bashkimi Europian po përpiqet të rigjallërojë me sa të mundet udhëtimet gjatë sezonin veror, që kontribuojnë më 150 miliardë euro në financat e BE-së. Krahu ekzekutiv i bllokut, Komisioni Europian, kërkon rikthimin e ‘lëvizjes së lirë e të pakufizuar’. “Do të kemi sezon turistik këtë verë”, tha Komisioneri për Çështjet Eonomike Paolo Gentiloni, edhe pse me masa sigurie.