Facebook u “zhduk” nga Interneti, kompania humbet 6 miliardë dollarë në aksione

Çfarë ndodhi me aplikacionet më të ndjekura në botë, Facebook, Instagram dhe Whatsapp, që nga ora 15.44 e të hënës jo vetëm ishin të paarritshme, por praktikisht u “zhdukën” nga Interneti, duke u rikthyer vetëm pas mesnate?

Krijesat e Mark Zuckenberg, që kanë miliarda ndjekës kudo në botë, prej orësh jo vetëm që nuk funksionuan siç duhet, por praktikisht nuk ishin aktive në internet.