Fakulteti i Drejtësisë i thotë lamtumirë “Bolonjës”

Fakulteti i Drejtësisë shkëputet nga procesi i Bolonjës për Reformën në Drejtësi. Pas 12 vjetësh, studimet në degën e drejtësisë nuk do të jenë të ndara në dy cikle, por në një program të vetëm 5-vjeçar. Dekani Artan Hoxha tregon se në përfundim të studimeve, të rinjtë janë gati për tregun e punës, apo për kualifikime të tjera për t’u bërë gjyqtarë ose prokurorë. “Pas pesë vitesh, studentët përfundojnë studimet në Fakultetin e Drejtësisë. Ne do të ecim paralel nga të dy programet, por studentët e vitit të parë kanë avantazhin që fillojnë me një program të ri dhe në përfundim të tij e kanë fushën e punësimit më të gjerë”, thotë Hoxha.

Shkarkoni aplikacionin e A2