Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Falja për ndërtuesit, Rama: Paguani riparimet që të mos shkoni në burg

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2019, 07:54 | Aktualitet
Falja për ndërtuesit, Rama: Paguani riparimet që të mos

Ndërtuesve, pallatet e të cilëve kanë shfaqur dëme të riparueshme, Edi Rama iu dhuroi një mundësi që t’i shmangen përgjegjësisë penale, nëse paraqiten para autoriteteve duke marrë përsipër koston financiare.

“Të bëjnë deklaratën e gatishmërisë për t’i paguar një për një, vetë, godinat. Të gjitha riparimet, nga ato sipërfaqësore, deri tek dëmet materiale që iu kanë shkaktuar njerëzve”, tha Rama.

Kryeministri paralajmëroi se kush do ta injorojë thirrjen e tij do të përballet me burgun.

“Kush do t’i shmanget këtij detyrimi do të jetë i akuzuar drejtpërdrejtë përpara organeve të drejtësisë dhe do ta çojmë ne në akuzë dhe do të kërkojmë burgim”, shtoi kryeministri.

Sipas Ramës, 99% e ndërtimeve të reja të pas viteve ’90 i kanë rezistuar më së miri tërmetit.

“Pjesa tjetër, ajo pjesa shumë e vogël është në 99% abuzivizëm nga individë jo kompani, individë që kanë ndërtuar shto ujë e shto miell dhe në një përqindje më e vogël nga kompani që kanë abuzuar me vetë lejen”, u shpreh ai.

Të gjithë ata që po strehohen në hotele, pas vitit të ri, do të kalojnë në apartamente me qira të paguara nga shtetit, tha Rama, ndërsa nënvizoi se procesi i rindërtimit do të marrë kohë.

“Do zgjasë, 1 vit-3 vjet, pro brenda 2020 duhet t’i kemi dhënë të gjithë perspektivën shumë të qartë dhe të gjithë duhet të jenë të sistemuar”, përfundoi kreu i qeverisë.

Rama njoftoi se të premten përfaqësuesit e grupeve të inspektimit të godinave do të paraqesin për publikun tipologji të ndryshme të dëmtimeve, që qytetarët të mund të bëjnë krahasimin me situatën në banesat e tyre.

A2 CNN Livestream

Dita jonë