Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Falsifikuan kontratat, pranga ish-drejtorit të Postës në Korçë, masa dhe për 8 punonjës të tjerë

Nga A2 CNN
15 Korrik 2021, 10:20 | Kronikë
Falsifikuan kontratat, pranga ish-drejtorit të Postës në

Policia e Korçës në bashkëpunim me prokurorinë finalizuan me sukses operacionin "Kontrata".

Gjatë këtij operacioni, u vunë në pranga ish-drejtori i Postës, Valter Gora dhe ish-specialisti i sigurisë, Albano Bibo, si dhe u dha masa ndaluese për t’u larguar nga vendi për 7 punonjës të tjerë të Postës​.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi S. M., 39 vjeç, banues në fshatin Vërdovë.

Këta persona shpërdoruan detyrën, duke falsifikuar kontrata qiramarrjeje për ambiente të cilat do të përdoreshin nga Posta Shqiptare në filialet Korçë, Maliq, Pogradec.

Nga hetimet e kryera rezulton se nëntë shtetasit e mësipërm, duke ushtruar detyrat e tyre respektive pranë Postës Shqiptare në filialet Korçë, Pogradec dhe Maliq, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë falsifikuar dokumente duke kryer përcaktime subjektive të ofertave në dobi të shtetasve të ndryshëm, kanë firmosur kontrata fiktive me tejkalime afatesh, kanë nënshkruar kontrata abuzive për dhënie ambientesh me qira në funksion të këtij institucioni, prej të cilave ish-drejtori V. G., ka përfituar shuma të konsiderueshme, në mënyrë direkte ose indirekte.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu