Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Familjarët denoncojnë zhdukjen e tre të rinjve në Malësinë e Madhe

Nga A2 CNN
5 Tetor 2020, 15:11 | Kronikë
Familjarët denoncojnë zhdukjen e tre të rinjve në

Prej dy ditësh, Policia e Malësisë së Madhe, është në kërkim të tre të rinjve nga fshati Vrith i Malësisë së Madhe, të cilët janë denoncuar të zhdukur nga familjarët e tyre që nga data 3 tetor.

Klement Pepaj, Daniel Pepaj dhe Vilson Çutaj, të tre kushërinj me njëri-tjetrin, janë zhdukur pa asnjë gjurmë deri më tani.

Policia konfirmoi kërkimet në zonë, ndërsa babai i Klement Pepajt, njërit prej të zhdukurve, shprehet se djali nuk i kishte treguar për ndonjë konflikt, ndërsa shpreh dyshimin se nga zona që janë parë për herë të fundit të rinjtë janë dëgjuar krisma.

Klement Pepaj është një person i deportuar nga autoritet zvicerane rreth një viti më parë, ndërsa deri më tani, nuk ka të dhëna për konflikte në zonën ku banon ose më gjerë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë