Familjarët e pacientëve me Covid-19 po flenë në hotele, përmirësohet shërbimi pas denoncimeve

Pranë spitaleve Covid, çdo ditë gjen familjarë të pacientëve të prekur nga virusi. Ka prej tyre që qëndrojnë në oborr prej ditësh. E njëjta situatë është edhe për një familje nga Burreli, që pret përmirësimin e 70-vjeçares së shtruar. Infektimin nga Covid-19 nuk mund ta kuronte në shtëpi apo në spitalet rajonale, ndaj u detyruan t’i drejtohen kryeqytetit.