Fasonët: 85 milionë euro më pak, jo më vende të reja pune

Në kushtet e rënies së eksporteve, fasonët kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të qeverisë për të mbrojtur këtë sektor nga luhatjet e kursit të këmbimit.

Kryetari i dhomës së fasonistëve, Gjergji Gjika, deklaroi në studion e A2 Business të Aurora Sulçes, se humbjet nga zhvlerësimi i euros arrijnë në 85 milionë euro, apo rreth 1 mijë euro për punonjës. Kjo situatë sipas tij do të detyrojë sipërmarrësit të ndalin aktivitetin e zgjerimit.

Prodhuesit kërkojnë zbatimin e ligjit për rimbursimin e TVSH-së, për shkak se disa biznese nuk rimbursohen nga qeveria që prej muajit Maj. Ata gjithashtu propozojnë një paketë me masa, si shlyerja e detyrimeve në euro, rishikimi i çmimit të energjisë dhe ulja e barrës fiskale.

Shkarkoni aplikacionin e A2