Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Fatmir Vejsiu: Viti shkollor të mbarojë, disa zgjidhje për provimet e lirimit dhe të maturës

Nga A2 CNN
17 Prill 2020, 14:23 | Aktualitet
Fatmir Vejsiu: Viti shkollor të mbarojë, disa zgjidhje për

Fundi i vitit shkollor po afron dhe Ministria e Arsimit e ka përjashtuar mundësinë e djegies apo shtyrjes së tij. Pavarësisht diskutimeve për cilësinë e mësimit online edhe mësues e pedagogë në tërësi janë shprehur për ta quajtur të kompletuar këtë vit shkollor dhe akademik.

Disa ndjekin programin me nxënësit e tyre, por ka dhe prej tyre që ndihmojnë në një masë më të gjerë. Ish-drejtori i arsimit parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, në mënyrë të përditshme ndihmon nxënësit në masë të gjerë me ushtrime dhe teza matematike në profilin e tij në Facebook, por jo vetëm. Fatmir Vejsiu foli për arsimin online dhe vështirësitë që po kalon arsimi.

“Ky ishte një vit i mbrapsht, por ai nuk ka arsye pse të humbasë apo të shtyhet. Viti shkollor duhet të mbarojë, duke bërë disa ndryshime, në rregulloren dhe ligj”, u shpreh Vejsiu.

Ai foli edhe për provimet e lirimit dhe ato të maturës, duke dhënë disa sugjerime interesante. “Provimet e lirimit janë në ligj, por në kushtet që jemi, vitin e ardhshëm duhet të bëhet më shumë mësim, ndoshta 6 apo 7 ditë, me një program të detajuar për të fituar orët e humbura. Për klasat e nënta nuk e shoh të domosdoshme që provimi të bëhet detyrimisht.

Sa i përket maturantëve, të cilët kanë paguar për të vazhduar studimet jashtë vendit, mendoj se provimet duhet të kryhen duke ruajtur distancën, po ashtu si e bënë edhe deputetët në Kuvend. Kjo është një mënyrë, por mund të ketë edhe shumë të tjera”, tha Vejsiu.

A2 CNN Livestream

Dita jonë