Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Fatos Klosi mbron ish bashkëpunëtorët e sigurimit

Nga A2 CNN
28 Janar 2019, 14:04 | Aktualitet
Fatos Klosi mbron ish bashkëpunëtorët e sigurimit

Ish kreu i Shërbimit Informativ e quan të paarsyeshme që një person të ndalohet të bëjë një detyrë vetëm sepse ai ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit. Sipas Fatos Klosit kjo mënyrë e Partisë Demokratike në të zgjedhurit për të bërë opozitë është e gabuar.

“Punonjësit e sigurimit për mua kanë qenë punonjës të shtetit, kanë bërë detyrën e tyre, si gjithë të tjerët. Edhe unë kam qenë pedagog në Universitet. Bëja detyrën, ashtu ishte regjimi, atë që më kërkohesh do bëja, nuk kisha nga lëvizja. Kështu që më duket e gabuar. Të bësh luftë politike duke anatemuar këta njerëz më duket e padrejtë”

Fatos Klosi, ish-drejtor Shërbimit Informativ

Klosi tha për A2 se çdo bashkëpunëtor i cili akuzohet sot, ka qenë një nxënës i sapodalë nga shkolla dhe në të vërtetë akuzat bien.

“Ata që janë sot akoma të pa dalë në pension, janë nxënës të shkollës së sigurimit, asnjëherë nuk kanë qenë të rëndësishëm në sigurim. Është përdorur për t’i ndarë, për t’u hequr si antikomunist, për t’u hequr sikur po bëjmë një shtet demokratik. Është më shumë demagogji se sa një sjellje e nisur nga motive njerëzore”

Fatos Klosi, ish-drejtor Shërbimit Informativ

Partia Demokratike akuzoi anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Bujar Shehsi, si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Sipas saj, Sheshi i cili u zgjodh automatikisht në KLP nuk duhej të ishte pjesë e sistemit të drejtësisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë