Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Fatos Tarifa: Kryesimi i OSBE-së nga Shqipëria, me Cakajn shkon drejt dështimit

Nga A2 CNN
14 Gusht 2019, 11:21 | Politikë
Fatos Tarifa: Kryesimi i OSBE-së nga Shqipëria, me Cakajn shkon drejt

Diplomacia amerikane ka dhënë shenja kritike ndaj palës shqiptare, dhe fjalët e fundit të Robert Hand, këshilltarit të Komisionit Amerikan të Helsinkit në intervistën  e tij me "Zërin e Amerikës", duket sikur e konfirmojnë këtë.

Fatos Tarifa, ish ambasador dhe ekspert i çështjeve ndërkombëtare, i ftuar në A2 CNN mendon se dyshimet e amerikanëve janë të bazuara, sidomos pas largimit nga Ministria e Jashtme e një figure të njohur si ajo e Ditmir Bushatit.   

“Bushati ka qenë një nga ministrat tanë më të mirë. Me largimin  e tij nga pozicioni i drejtuesit të qarkut Shkodër, Partia Socialiste humbet shumë. Është politikan i ri dhe i talentuar, dhe në krye të diplomacisë ai ishte figurë shumë e respektuar dhe serioze, me imagjinatë diplomatike më të zgjeruar sesa personi që e drejton tani me funksionin e zëvendës ministrit”, thotë ai.

https://a2news.com/2019/08/07/zyrtari-amerikan-shqiperia-ka-nevoje-per-udheheqje-te-pergjegjshme-politike/

Tarifa tregohet mjaft kritik dhe skeptik ndaj udhëheqjes së diplomacisë nga Gent Cakaj, emërimi i të cilit sipas tij “është një gabim i madh”. Atë e shqetëson në veçanti çështja e drejtimit të një organizate prestigjioze por edhe problematike si OSBE nga pala shqiptare, që do të ndodhë në fillim të vitit të ardhshëm.

https://a2news.com/2019/07/25/kreu-i-osbe-ne-tirane-greminger-zgjidheni-vete-ngercin-me-dialog/

“Të jesh “chairman”, pra në krye të  një organizate me 57 anëtarë me Cakajn, do të thotë që Shqipëria shkon drejt një dështimi. Është një rast që i jepet vendit tonë për të parë çfarë mund të bëj në arenën ndërkombëtare. Të drejtosh OSBE është një barrë shumë e rëndë që zoti Cakaj nuk mund ta përballojë dot. Duke parë edhe diplomatët tanë në Vjenë, shumë pak të trajnuar dhe pa eksperiencë, gjasat nuk janë shumë pozitive. Dëgjova një fjalë që Cakaj mbajti në Vjenë, ishte një amalgamë frazash, shumë herë jashtë kontekstit”, thotë ish ambasadori shqiptar në SHBA.  

Sipas tij, duhet një ndryshim për të shmangur një figurë të keqe, edhe sepse vendi ka cilësitë e duhura.

“Kemi persona të aftë, marr shembullin e Zef Mazit, një nga kryediplomatët shqiptarë, që ka qenë edhe ndër kandidatët për sekretar të përgjithshëm i OSBE-se, një njeri që do të ishte një nder për qeverinë shqiptare”, qoftë edhe vetëm për periudhën e kryesisë të OSBE-së.   

A2 CNN Livestream

Dita jonë