Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Fatura e hartës gjyqësore, projekt për ndërtim të 4 godinave të reja

Nga A2 CNN
20 Qershor 2022, 15:54 | Aktualitet

Përveç kostos së shtuar në xhepat e qytetarëve palë në gjykime, për shkak të largimit në distancë të gjykatës, harta e re gjyqësore do të rëndojë edhe në buxhetin e shtetit. Referuar relacionit të Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re të miratuar prej tyre, rishpërndarja e gjykatave sjell nevojën e ndërtimit të 4 godinave të reja, si edhe rikonstruksionin e një godine ekzistuese.

Në shpenzimet kapitale në relacion janë parashikuar fonde për projektet e ndërtimit të godinave të reja të gjykatave të Shkallës së Parë në Tiranë, Durrës, Fier dhe Lezhë. Ndërsa për godinën e Gjykatës së Apelit Tiranë është parashikuar një projekt për rikonstruksion i pjesshëm.

Nga ana tjetër, në të njëjtin relacion theksohet se në fazën e parë të zbatimit të hartës së re gjyqësore, gjyqtarët do të sistemohen në godinat aktuale apo te 5 apeleve që pritet të shkrihen. Ndërsa për zgjidhje afatgjatë të akomodimit të gjyqtarëve, nevoja për ndërtim të godinave të reja të gjykatave janë gjykata e Berati dhe e Lezhës dhe ajo e Apelit Tiranë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë