Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Fatura e tërmetit, ekspertët vlerësojnë rrugët e financimit

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2020, 14:34 | Ekonomi
Fatura e tërmetit, ekspertët vlerësojnë rrugët e

Të çfarë mendimi janë ekspertët e ekonomisë për burimet që do të financojnë faturën e tërmetit?

Selami Xhepa argumenton se nuk duhet të varemi tërësisht nga donacionet e huaja, për shkak se ato kanë tendencën të zvarriten për shkak të procedurave burokratike. “Pavarësisht se sa bujar do të jenë donatorët, është e provuar se shuma e dhuruar nuk e kalon 30% të vlerës”, thotë ai. “Për më tepër që e dimë se fondet e donatorëve kanë probleme të zvarritjeve nga burokracitë”.

Edhe eksperti Zef Preçi deklaron se burimet duhet të vijnë nga brenda, përmes rritjes së borxhit publik, shtyrjes së koncesioneve në kohë apo rritjes së taksave. “Nuk përjashtohet mundësia e rishikimit të taksave, ashtu sikurse opsioni më i favorshëm për Qeverinë është rritja e mëtejshme e borxhit publik”, thotë Preçi.

Për drejtorin e Kabinetit në Partinë Demokratike, Dorian Teliti duhet të reduktohen shpenzimet e luksit të administratës, si dhe të anulohen kontratat PPP që mund të lirojnë qindra miliona euro. “Qeveria mund të hedhë dhe idenë të shtojë borxhin publik. Qeveria mund të hedhë edhe idenë të bëjë Eurobond, apo të marrë hua shtesë në kurriz të qytetarëve shqiptarë. Por ajo që duhet të bëjë qeveria është vetëm një gjë, të shohë burimet e financimit brenda buxhetit ekzistues, të shkurtojë çdo lloj shpenzimi të panevojshëm apo luksi, të shkurtojë urgjentisht kontratat e koncesioneve dhe iu siguroj që do të ketë fonde më se të mjaftueshme për të përballuar situatën nga tërmeti”, shprehet Teliti.

Ndërsa socialisti Ditmir Bushati vlerëson alternativat e tjera për gjetjen e fondeve si një eurobond i posaçëm për tërmetin, krahas atij të planifikuar më parë nga qeveria. pse jo mund të ketë dhe një Eurobond të targetuar që mund të jetë për rindërtimin e Shqipërisë dhe mund të ishte një ide që mund të shikohej dhe në tregjet ndërkombëtare si pritet. Mund të ketë mënyra dhe me biznese private, të cilat harmonizohen me shtetin, të marrin iniciativa dhe të ndërtojnë, pastaj mund të shikohet se si mund të jenë në sistem pikëzimi, bonusi apo qoftë dhe letrash me vlerë, të cilat qytetarët i marrin dhe i kanë të targetuara për shtëpi”, tha deputeti socialist.

Një instrument të posaçëm vlerëson edhe Elvin Meka, i cili propozon idenë e obligacioneve të përjetshme, një borxh me interesa të ulëta që shlyhet në një moment të dytë. “Normat e interesit të këtij borxhi, përveç specifikës që ai ka, negociohen gjithmonë në nivele të ulëta”, shprehet eksperti.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani