Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Fatura e tërmetit, si do të sigurohen fondet?

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2019, 18:13 | Aktualitet

Qeveria do të mbulojë një pjesë të mirë të faturës së dëmeve që ka shkaktuar tërmeti i 26 nëntorit nëpërmjet marrjes borxh. Shqipëria do të dalë në tregjet ndërkombëtare për të siguruar një eurobond me vlerë 500 milionë euro, i cili do të përdoret për programin e rindërtimit. Paralelisht po negociohet me bankën Botërore për sigurimin e një kredie të butë me vlerë 100 milionë euro dhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar për marrjen e një tjetër huaje me vlerë 87 milionë euro. Këtyre fondeve iu shtohet edhe vlera 110 milionë euro, që iu siguruar nga rishikimi I buxhetit 2020, drafti më i rëndësishëm i financave publike miratuar në parlament në seancën maratonë të së mërkurës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani