Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Fatura për depozitat e ujit, 20 mijë lekë për çdo familje, pallatet e vjetra pa zgjidhje

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2019, 16:37 | Aktualitet
Fatura për depozitat e ujit, 20 mijë lekë për çdo

Pas afatit të vënë nga bashkia, banorët e Tiranës po heqin depozitat mbi pallate, ndërsa administratorët po mbledhin oferta nga inxhinierët për vendosjen e tyre në tokë.

Në një nga pallatet e zonës së “Komunës së Parisit”, edhe pse i ndërtuar 15 vjet më parë, banorët nuk kanë depozitë të përbashkët. Tashmë, përveçse kanë mbetur pa ujë, duhet të përballen edhe me faturën e kripur që do t’u kushtojë furnizimi pa ndërprerje me projektin e ri.

“Është menduar që të vendosim 10 depozita, të cilat kushtojnë 1 milionë e 200 mijë lekë për furnizimin me 24 orë me ujë për 60 familje. Varet pastaj nëse do ta miratojnë edhe banorët këtë tarifë”, shprehet Adem Cemurati, administrator pallati.

https://a2news.com/2019/12/22/30-janari-afati-i-fundit-per-heqjen-e-depozitave-te-ujit-banoret-duan-zgjidhje/

Një pjesë e banorëve pranojnë të paguajnë që ky problem të zgjidhet sa më parë. “Duhet paguar. Të kursejmë në të tjera vende”, shprehet një banore.

“Ne e kemi rregulluar, kemi paguar. Kemi bërë depozitë të madhe prej çimentoje”, thotë një tjetër banore.

Ndërsa të tjerë, jashtë kamerës, kundërshtojnë për shkak të faturës së lartë që duhet të paguajnë. Por në pallatet e ndërtuara para viteve ‘90 ky proces është edhe më i vështirë. Janë shumë më pak hyrje, u duhet të paguajnë më shumë, ndërsa nuk kanë administrator për pallatin. Në këto kushte kërkojnë zgjidhje.

“Qeveria t’i japë zgjidhje. Kush ta rregulloj, unë që jam 81 vjeç?!”, thotë një e moshuar.

Deri në 30 janar, banorët që kanë depozitat mbi pallate duhet të dorëzojnë në bashki projektet për vendin e ri të tyre. Në të kundërt, shkurti nuk do të jetë vetëm një muaj i ftohtë, por edhe pa ujë për shumë familje që furnizimin pa ndërprerje e siguronin përmes depozitave.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu