Fauci kundër Trump: Keqpërdori deklaratat e mia në spotin publicitar

Një spot publicitar, i fushatës së Donald Trump, bën të duket se eksperti i lartë i sëmundjeve infektive në vend, Anthony Fauci, vlerëson reagimin e Presidentit ndaj pandemisë. Por, Fauci pretendon se spoti është çorientues dhe se deklaratat e tij janë shkëputur nga konteksti.