Fëmijë të pavaksinuar, gjobë 200 mijë lekë

Ministria e Shëndetësisë nis kontrollet në kopshte e çerdhe për të verifikuar fëmijët e pavaksinuar. Dy javë para fillimit të shkollës dhe në periudhën e regjistrimeve, ministrja Ogerta Manastirliu urdhëroi monitorim të rreptë të kartelave të vaksinave të fëmijëve, në çdo institucion publik dhe veçanërisht privat. 200 mijë lekë të reja është gjoba për institucionin, nëse fëmijët regjistrohen të pavaksinuar. Masa e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet në prag të fillimit të shkollës dhe pas epidemisë e viktimave që ka shkaktuar fruthi vitet e fundit.

Shkarkoni aplikacionin e A2