Fëmijët dhe pandemia, në botë, mosha pediatrike mposht lehtësisht koronavirusin – A2

Fëmijët dhe pandemia, në botë, mosha pediatrike mposht lehtësisht koronavirusin

Që prej shpërthimit të koronavirusit të ri në fund të vitit 2019, dhe përhapjes në të gjithë botën, shumë pak dihet lidhur me efektet klinike dhe epidemiologjike të tij tek mosha pediatrike. Revista e njohur shkencore amerikane, “The Lancet”, publikoi një studim për këtë, të bazuar në të dhënat e marra nga 3 spitale të ndryshme në Kinë.