Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Fëmijët jetimë në Siri. Kush nuk u mor dot nga kampi? Fati i Merjem Hamzës

Nga A2 CNN
28 Tetor 2020, 19:26 | Aktualitet
Fëmijët jetimë në Siri. Kush nuk u mor dot nga kampi? Fati i

Vajza e vogël që shihni në foto është Merjem Hamza. Kjo është foto e fundit e saj në jetimore në Al-Hawl. Të dhënat më të fundit flasin se ajo është transferuar në jetimoren e qytetit Ain Issa në Sirinë verilindore.

A2 ka vendosur t'i bëjë publike fotot për arsye identifikimi të këtyre fëmijëve ndoshta duke thyer dhe etikën.

Merjem Hamza është vajza e Bledar Hamzës dhe Resmije Lecinit. Për bashkëshortët dihet që Bledari ka humbur jetën ndërsa për Resmijen dhe vajzën e saj të madhe Saida nuk ka informacione në kamp. Vajza më e vogël e lindur në Siri në korrik të vitit 2014 Merjem, por edhe djali i vogël Abdullah, ky që shihni në foto janë jetimë. Për Abdullahin u kujdesën nënat e tjera në Al-Hawl ndërsa aktualisht mësohet se ai ka udhëtuar për në Roxh, por Merjemi e vogël vijon të jetë në jetimoret e Sirisë.

Historia nuk përfundon me kaq pasi në kamp mbeten dhe 5 jetimë të tjerë.Operacioni i shtetit shqiptar për të ndihmuar nënat dhe fëmijët të mbetur në kampin AL-Hawl ndonëse duhej të përfundonte me tërheqjen e fëmijëve jetimë solli vetëm njërin prej tyre në Shqipëri.

Endri Dumani u bashkua me nënën e tij, por motra Eva vijon të jetë në ferr. Krahas saj, në kampin famëkeq ndodhen dhe 5 jetimë të tjerë të cilët nuk u gjetën. 

Krenar Shuli dhe Adelina Shuli, të dy humbën jetën në Siri ndërsa lanë pas 4 fëmijë. Elona, Erma, Jusra dhe Ibrahim Shuli. Elona e cila është dhe vajza më e madhe 17 vjeç nga martesa me Besmir Cakën lindi një djalë Suhejdin 3-vjeçar. E gjithë kjo familje jetimësh kërkon të kthehet, por autoritetet shqiptare nuk i gjetën kur u futën në kamp.

Ndonëse kishin vendndodhjen e saktë të tyre nuk mundën pasi vajzat ishin fshehur nga frika e ushtarëve kurdë. Mes tyre është dhe Hajrie Taushani e cila ka nipin dhe mbesën jetimë, Myrvete Dibra së bashku me 3 fëmijë si dhe Emanuela Daci edhe kjo me 3 fëmijë. Situata është komplikuar pas fshehjes së të gjitha këtyre familjeve.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani