Fëmijët me autizëm, mungon mbështetja financiare për ta, problem edhe marrja e shërbimeve

Numri i fëmijëve autik në Shqipëri është gjithmonë në rritje vit pas viti. Shifrat mendohen të jenë më të larta për shkak të mosdeklarimit nga ana e prindërve. Sa i përket shërbimeve shtetërore, fëmijët me autizëm janë të përjashtuar nga çdo ndihmë e mundshme. Prindërit i mbulojnë personalisht çdo shpenzim për trajnimet që ata marrin.