Fëmijët në kampe, Peka: Nuk zbatohen konventat për mbrojtjen e fëmijëve

56 fëmijë dhe dhjetëra gra e burra po presin ende pa shenja shprese se kur shteti i tyre mund t’i tërheqë nga kampi famëkeq sirian Al-Hol. Pas ndarjes nga jeta te Mentije Dumanit, gjyshes së Evës dhe Endrit në kamp, situata mori edhe më shumë jehonë mediatike duke çuar deri në një protestë në dyert e Kryeministrisë.