Fëmijët shqiptarë të Sirisë, nëna: Më ktheni vajzën dhe djalin, m’i rrëmbyen

Lutjet e fëmijëve shqiptarë në kampin Al Hawl në Siri nuk kanë të reshtur në redaksinë e A2. Nëpërmjet letrave apo mesazheve zanore ata lëshojnë thirrje për ndihmë, për t’u larguar nga ferri ku ndodhen të burgosur prej vitesh. Eva dhe Endri Dumani ishin përkatësisht 6 dhe 8 vjeç, kur babai i tyre i rrëmbeu 6 vjet më pare dhe së bashku me ta shkoi drejt Sirisë për t’ju bashkuar xhihadistëve në Shtetin Islamik. Një vit më pas gjyshja e tyre Mentije Dumani shkoi drejt Sirisë për të tërhequr fëmijët, por edhe ajo mbeti atje, e burgosur së bashku me fëmijët në kampin Al Hawl. Nëna e fëmijëve, Mide Ndregjoni, po kalon momente të vështira të jetës, e pafuqishme për të ndihmuar fëmijët e saj. Mes lotësh ajo kërkon ndihmë që të sjellë fëmijët në shtëpi. Kjo është intervista e saj e plotë dhënë për A2.