Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Feminizmi në libra, letërsia nga vendet e ulëta dhe shkrimtaret që ndryshuan botën

Nga A2 CNN
13 Mars 2023, 17:14 | Aktualitet
Feminizmi në libra, letërsia nga vendet e ulëta dhe shkrimtaret

Marsi i dedikuar gruas në qendrën kombëtare të librit vijon këtë fillim jave me letërsinë që vjen nga vendet e ulëta. Sugjerime, diskutime po edhe lexime të veprave kanë marrë jehonën e feminizimit edhe në këtë takim letrar.

Letërsia holandeze është një prej atyre letërsive nga ku thirrja për përkthim të veprave është ende e fortë.

“Më vjen shumë mirë që edhe letërsia holandeze bëhet pjesë e këtyre takimeve. Madje jam i surprizuar dhe i nderuar që kuptoj sesa shumë dijeni keni për letërsinë holandeze. Ne jemi vende ku letërsia konsiderohet e shkruar me gjuhë të vogla. Gjuhë e vogël është gjuha jonë, ashtu sikurse shqipja, por e rëndësishme është të ndihemi krenarë për gjuhën e vogël dhe ta shpërndajmë atë sa më shumë. Sigurisht, jo jeni edhe më me fat se keni Ismail Kadarenë, keni një shkrimtar që është afër çmimit Nobel për të cilin ne si letërsi nuk jemi lakuar.

Ju e keni valëvitur si të thuash flamurin në akademinë suedeze të Nobel, por ne edhe pse ende një gjuhë e vogël dhe pa një shkrimtar si Kadare mbetemi ende krenarë për letërsinë që bëhet në gjuhën tonë, sado pak e përhapur të jetë ajo. Nëse do më pyesnit kush është shkrimtarja ime e preferuar feministe do thoja Annie Schmidt, e cila është e përkthyer në shqip. Ua sugjeroj ta lexoni. Shmidt është një shkrimtare feministe dhe rebele”, u shpreh ambasadori Reinout Vos.

Studiuesja dhe pedagogia Anila Mullahi sugjeroi një tjetër libër. Poetët Mimoza Ahmetaj dhe Rudolf Marku ashtu sikurse edhe studentët e letërsisë të pranishëm në këtë takim ndanë mendimet e tyre mbi këtë letërsi që kërkon edhe më shumë përkthime e shkëmbin kulturor.

A2 CNN Livestream

Dita jonë