Fermerët e Beratit: Dhjetëra tonë vaj ulliri pa shitur, s’ka interes nga tregtarët

Fermerët e Beratit kanë ende pa shitur dhjetëra tonë vaj. Të zhgënjyer nga pushteti vendor dhe ai ekzekutiv, ata thonë se për çdo vit tregu bllokohet dhe çmimi bie nën kosto. Ata kërkojnë mbështetje, pasi e kanë burimin kryesor të të ardhurave.