Fermerët në faliment, Korçë, po detyrohen të presin pemët frutore – A2

Fermerët në faliment, Korçë, po detyrohen të presin pemët frutore

Deri para pak kohësh kjo parcelë ishte e mbjellë me mollë, ndërsa tani pamjet nuk kanë nevojë për koment. Shumë fermerë në rrethin e Korçës që merren me kultivimin e mollës, jo vetëm që po hedhin produktet e tyre në lumenj dhe përrenj, por po detyrohen të presin edhe pemët frutore, pasi nuk arrijnë dot të mbledhin as shpenzimet e tyre.