Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

“Ferri” mbërthen Italinë, uji përmbyt shtëpitë, 14 lumenj dalin nga shtrati

Nga A2 CNN
17 Maj 2023, 12:28 | Bota

Të paktën 4 persona humbën jetën dhe rreth 5 mijë të tjerë u evakuan nga shtëpitë e tyre, pas përmbytjeve katastrofike që goditën rajonin verior të Emiglia Romagna në Itali. Autoritetet italiane paralajmërojnë se më keqja nuk ardhur ende.

Trupat e 3 personave u gjetën në qytezat e Forlit, Cesena-s dhe Cesenatico, ndërsa një i katërt u zbulua në Ravena.

14 lumenj shpërthyen nga shtrati në rajon, duke detyruar banorët në qytete si Cesena të ngjiten në çatitë e banesave, ku zjarrfikësit shpëtuan me helikopterë ose gomone. Një numër rrugësh dhe linjash hekurudhore u bllokuan dhe autoritetet në fshatra e qytete të ndryshme, përfshirë Bolonjën, u bënë thirrje banorëve të mos largohen nga banesat.

Gjithashtu, qyteti verior i Ravenës, pranë brigjeve të Adriatikut, u prek rëndë nga përmbytjet.

Kryeministrja Giorgia Meloni shprehu solidaritet me popullsinë e prekur dhe tha se qeveria ishte e gatshme të ofronte ndihmën e nevojshme.

Kjo është hera e dytë këtë muaj që Emiglia Romagna goditet nga moti i keq, me të paktën 2 persona që humbën jetën gjatë stuhive në fillim të majit. Reshjet e dendura të shiut pasojnë disa muaj thatësirë , e cila sipas meteorologëve reduktoi kapacitetin e tokës për të përthithur ujin, duke përkeqësuar impaktin e përmbytjeve.

https://youtu.be/57wD9l4U2cg

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu