Festat e fundvitit, shqiptarët i kalojnë në shtëpi

Pjesa më e madhe e familjeve shqiptare do t’i kalojnë në shtëpi festat e fundvitit, pasi nuk kanë mundësi financiare për të udhëtuar diku gjetkë.
Këtë problem e ndjejnë edhe agjencitë turistike, përfaqësuesit e të cilave shpjegojnë se kërkesa ka kryesisht për vendet e rajonit dhe për të vizituar qytetet brenda Shqipërisë.
Pjesa dërrmuese e shqiptarëve do t’i kalojnë festat e fundvitit në shtëpi. Pamundësia për të shpenzuar është arsyeja kryesore, që i pengon të udhëtojnë dhe të festojnë ndryshe.
Risia e këtij viti është se agjencitë turistike kanë pasur kërkesa kryesisht për udhëtime në vendet fqinjë, si dhe për vizituar qytetet brenda vendit.
“Shqiptarët zgjedhin vendet që janë afër. Kolashina, Mavrova, destinacione ku mund të shkohet me makinë. Këtë vit preferohen edhe destinacione brenda vendit”, pohojnë agjencitë.
Periudha e fundvitit karakterizohet nga rritja e konsumit, për shkak të shpenzimeve të shtuara që bëjnë familjet për ushqim, por edhe për dhurata.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN