Festat zyrtare, 21 Janari diskutohet në Komisionin e Ligjeve

Komisioni i Ligjeve diskutoi propozimin e 22 deputetëve për amendimin e ligjit për festat zyrtare. Deputetët propozojnë që 21 Janari i vitit 1920, datë e mbajtjes së Kongresit të Lushnjës. Nisma nuk u rrëzua nga shumica, por u kërkuan informacione shtesë nga Instituti i Historisë, për të argumentuar rëndësinë kombëtare të kësaj date. Ndërsa deputeti Alket Hyseni tha se nëse kjo datë do të përfshihej në kalendarin e festave zyrtare, 82 mijë punonjës të administratës publike do të paguhen pa punuar, duke i sjellë kështu dëm ekonomik shtetit.

Shkarkoni aplikacionin e A2