Festë në odeonin e Apolonisë, skena e improvizuar bën bashkë teatrin, muzikën dhe trashëgiminë

Një lidhje e veçantë mes trashëgimisë kulturore, tingujve të muzikës dhe skenës teatrale, ka jehuar në odeonin e parkut arkeologjik të Apolonisë.

Si rrallë herë në skenat shqiptare, një shfaqje teatrale komike bëhet bashkë me interpretimin muzikor të tenorëve dhe sopranove në një skenë të improvizuar në një thesar të trashëgimisë kulturore. Por, kjo shfaqje ishte e tillë, njëlloj si bashkëpunimi mes vendeve fqinje për një mision që artistikisht i bashkon ato.