Festivali i Teatrit përmes internetit, marrin pjesë 20 trupa

Nga 23 Shkurti, çdo ditë në orën 19:00, teatri vjen në shtëpinë tuaj nëpërmjet një dritare virtuale në facebookun e Teatrit Kombëtar dhe në atë të teatrove pjesëmarrëse. “Teatri vazhdon” ky është slogani i Festivalit, në të cilin do të marrin pjesë 20 trupa nga të gjitha trevat shqipfolëse dhe nga skena e pavarur, me shfaqjet e tyre më të mira. Drejtori i Teatrit Eksperimental, regjisori Altin Basha tregoi në “Dita Jonë” më shumë hollësi nga kjo festë teatrore online.