Festivali Ndërkombëtar i të Rinjve, kryeqyteti hap dyert për letërsinë nga e gjithë Europa

Festivali ndërkombëtar letrar i të rinjve “Tirana Gate” ka nisur rrugëtimin në kryeqytet. Këtë vit ai sjell autorë nga disa vende të ndryshme të botës. Për tri ditë lexohet në muzeun historik kombëtar letërsia e vlerësuar kohët e fundit në gjithë tregun europian.