Fidanët me probleme, fermerët paralajmërojnë protesta: Harxhuam miliona lekë

Dhjetëra fermerë këtë sezon nuk do të mbulojnë dot as shpenzimet e mbjelljes. Miliona lekë të hedhura për fidanët, plehëruesit si dhe shërbimet e tjera në sera, shkuan dëm.

Farërat të cilat fermerët mbollën nuk kanë dhënë prodhimin e parashikuar. Bima e tharë e domates ka detyruar fermerët të nisin pastrimin e serave.