Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Fillimi i shkollës, Mehmeti: S’ka kushte, i frikësohem një tjetër mbyllje të plotë

Nga A2 CNN
14 Shtator 2020, 20:03 | Aktualitet
Fillimi i shkollës, Mehmeti: S’ka kushte, i frikësohem një

Sot nisi shkolla mes shumë pasigurive, frikës dhe përshtatjes me një rutinë tërësisht të re të diktuar nga masat anti-Covid.

Për të folur për këtë situatë, ishte i ftuar në A2, eksperti i arsimit, Çlirim Mehmeti, i cili u shpreh se qeveria nuk është e përgatitur për nisjen e shkollave në situatë pandemie.

“Ne nuk jemi të përgatitur për këtë situatë dhe në këtë mënyrë në këtë derexhe do të përfundojmë. Ne nuk kemi mjedise, nuk kemi mësues. Ku është buxheti? Parlamenti duhet të ishte mbledhur sot për asgjë tjetër, vetëm për arsimin. Të gjitha komisionet duhet të ishin bërë bashkë dhe t’u kërkohej llogari të gjithë ministrave për masat e marra. U raportua se në Elbasan nuk ka ujë, në Korçë nuk ka termometra digjital. Ndërkohë, kryetari i bashkisë del dhe thotë se i kemi porositur dhe i kemi në proces. Domethënë këta nxënës janë futur pa kontroll. Në mes të Tiranës nuk ka as maska dhe as distancim fizik”.

https://a2news.com/2020/09/14/largimi-i-besa-shahinit-mehmeti-nuk-duhet-te-ishte-ne-ate-post-papergjegjshmeri-e-qeverise/

Për Mehmetin, ministrja Shahini u largua, por e la “luftën” mbrapa. “Kjo ditë e parë nuk menaxhohet dot sepse nga ora 10:45, kur do të fillojë turni i dytë, deri në 11:00 që është koha për të zbrasur shkollën, si do të zbrazet shkolla? Si do të dezinfektohet shkolla? Një herë në ditë apo një herë në natë? Kush do të mbajë përgjegjësi për të gjithë ata fëmijë që janë me aftësi ndryshe? Shahini iku, por e la luftën mbrapa. Ajo tha se kush janë me sëmundje kronike të bëjnë një deklaratë se do t’i mësojmë në shtëpi. Jo zonjë. Mësimi në kushte shtëpie bëhet me mësues”.

Mehmeti thekson se Ministria e Arsimit është e çakorduar, ndërsa në këtë situatë sipas tij nevojitej një Task Forcë. “Nuk ka ministër, nuk ka sekretar të përgjithshëm, nuk ka zëvendësministër. Në mënyrë shumë të organizuar kanë sjellë këtë çorganizim. Duhet një Task Forcë që të mbajë përgjegjësi. Kush i zëvendësojë mësuesit e sëmurë? Tani janë 18 mësues të karantinuar në shkollën “Jeronim De Rada””, u shpreh Mehmeti, i cili shpreh frikën e rimbylljes së shkollave. “Kam frikë se do të kalojmë në skenarin një po, një jo. Domethënë një javë mësim në klasë dhe një javë mësim online ose te skenari i mbylljes së plotë”, u shpreh ai.

A2 CNN Livestream

Dita jonë