Fillimi i shkollës, nuk mjaftojnë të gjitha “hallet”, stresi do të jetë më i madh

Asgjë nuk do të jetë si më parë edhe në shkolla. Pa përqafime, larg njëri-tjetrit. Emocionet dhe buqetat e luleve këtë vit do të zëvendësohen nga termometri dhe maskat.

Mësimi me rregulla të reja, me disa turne, me orë të reduktuara dhe me rrezikun e infektimit ka shtuar ankthin tek prindërit, fëmijët dhe mësuesit.