Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Filmi i fundit i aktorit Guljelm Radoja

Nga A2 CNN
6 Maj 2021, 20:36 | Aktualitet
Filmi i fundit i aktorit Guljelm Radoja

“Mbjellja e pemëve” është fimi i fundit që na lë si thesar aktori Guljelm Radoja. Artisti shfaqet në formë të mirë në këtë produksion kinematografik, që u xhirua gjatë muajit mars e që pritet t’i prezantohet së shpejti publikut. A2 ju sjell “çak”-un e fundit të aktorit që është ndarë nga jeta.

Këto janë duartrokitjet e fundit që aktori Guljelm Radoja merr nga sheshi i xhirimit të një filmi. Është filmi “Mbjellja e pemëve”, që është xhiruar në mesin e muajit mars. 18 mars ka qenë dita e fundit e xhirimeve të këtij produksioni, që do ta sjellë për publikun shqiptar regjisori i ri Fabio Seferi.

Filmi që e sjell artistin në kostumin e një personazhi mjaft pozitiv, dashamirës dhe plot këshilla, mbart të njëjtin imazh të artistit edhe për regjisorin, që e cilëson sheshin e xhirimit si një përvojë të vyer me artistin Guljelm Radoja.

“Mbjellja e pemëve”, një film me metrazh të shkurtër, i mbështetur edhe nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, është aktualisht në fazën e postproduksionit dhe do të prezantohet për publikun. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë