Filmi “The News” fiton çmimin e parë në Australi – A2

Filmi “The News” fiton çmimin e parë në Australi

Regjisori shqiptar Lorin Terezi me filmin “Lajmi” ka arritur të rrëmbejë një çmim të rëndësishëm në mesin e shumë regjisorëve me famë ndërkombëtare. Në ceremoninë e filmit me metrazh të shkurtër “FlickerFest”, që u mbajt në Sidnej të Australisë, Terezi ka arritur të marrë çmimin “Best International Short Film”, duke i dhënë atij një mundësi të konkurrojë edhe në çmimet Oscar. Regjisori Lorin Terezi ishte i ftuar në “Dita jonë” për të na folur më shumë për këtë film mjaft të mirë që po prezanton.