Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Financial Times”: Viktimat janë 60% më shumë

Nga A2 CNN
27 Prill 2020, 13:07 | Bota
“Financial Times”: Viktimat janë 60% më shumë

Numri i të prekurve nga Covid-19 në të gjithë botën i afrohet 3 milionëshit, ndërsa viktimat janë mbi 206 000, sipas të dhënave të përditësuara të Universitetit John Hopkins. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë vendi më i prekur, me gati 970 000 raste dhe mbi 54 800 viktima.

Por, sipas një analize të “Financial Times”, vdekjet nga koronavirusi në nivel global mund të jenë 60% më shumë nga ato që llogariten në statistikat zyrtare. E përditshmja britanike bazohet në një analizë të kryer në 14 shtete të goditura nga pandemia, mes të cilave Italia. Duke krahasuar të dhënat e vdekjeve të ndodhura mes marsit dhe prillit të këtij viti, me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, “Financial Times” arrin në përfundimin se Covid-19 mund të ketë marrë 122 000 jetë njerëzish më shumë nga 77 000 që janë deklaruar në shtetet e marra nën shqyrtim.

Mbi bazë të projeksioneve të ekspertëve të shifrave në të gjithë botën, viktimat mund të jenë 318 000 e jo 200 000, sa është bilanci i konfirmuar. Në të gjitha vendet e analizuara, përjashtuar Danimarkën, numri i vdekjeve nga marsi në prill të 2020, e ka tejkaluar bindshëm mesataren historike; në Itali 90%, në Belgjikë 60%, në Spanjë 51%, në Vendet e Ulëta 42% dhe në Francë 34%.

Vetëm në rajonin e Lombardisë, ai që vuajti edhe barrën më të rëndë të krizës shëndetësore në Itali, janë shënuar 155% humbje jetësh më shumë sesa mesatarja e 5 viteve të fundit.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani