Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Financimet e partive, Taulla: Raportet e auditimit të fushatës së 2019-ës janë në KQZ por nuk ka ende vendim

Nga A2 CNN
14 Prill 2021, 21:57 | Politikë
Financimet e partive, Taulla: Raportet e auditimit të fushatës së

Dritan Taulla, përfaqësues nga KRIIK Albania deklaroi në A2 Business se në vitin 2019 Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve hoqi dorë nga përgjegjësia ligjore për të marrë një vendim në lidhje me raportet e auditimit për financimet e partive politike.

Si rrjedhojë, Taulla thekson se raportet e auditimit të fushatës zgjedhore të vitit 2019 janë dorëzuar në KQZ, por ende nuk ka një vendimmarrje për to.

“Nëse sheh raportet e auditimit, në shumë raste është vënë re që në raporte audituesit identifikojnë shkeljet që janë evidentuar nga ata. Ka të tilla sa të duash.

 Unë do të ndaloj në dy momente të rëndësishme. Në vitin 2017 janë vendosur disa gjoba por fatkeqësisht në vitin 2019 Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve hoqi dorë nga përgjegjësia ligjore për të marrë një vendim në lidhje me raportet e auditimit.

Pra raportet e auditimit të fushatës zgjedhore të vitit 2019 janë audituar, janë dorëzuar në KQZ.  Administrata e KQZ ka bërë gjithë procedurën e vet.

Në maj të vitit të shkuar, zoti Zguri, kryetari I KQZ ka deklaruar se sapo të mbaronte problem i pandemisë, do të kishte një vendimmarrje nga KQZ. Më pas erdhi qershori dhe KQZ ndryshoi strukturën. Megjithatë, KRIIK-u ka bërë një deklaratë ku iu ka bërë thirrje KQZ që ta çonte deri në fund detyrimin e vet ligjor pavarsisht se do kishte ndryshim strukture.

Në 2019-n nuk ka pasur fare një vendimarrje nga KQZ. Është kryer auditimi, dokumentacioni ndodhet në KQZ, sot e kësaj dite është aty.”

A2 CNN Livestream

Dita jonë