Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Financimi rus, Basha mungon. Kuvendi debaton për paratë e lobimit të tij 

Nga A2 CNN
15 Shtator 2022, 19:28 | Politikë
Financimi rus, Basha mungon. Kuvendi debaton për paratë e lobimit

Kryefjalë e debatit parlamentar këtë të enjte ishte financimi prej 500 mijë dollarë që autoritetet amerikane besojnë se ka përfituar PD kur drejtohej nga Lulzim Basha.

Ish-kryetari i demokratëve nuk u paraqit në seancë plenare, por maxhoranca nuk ia kurseu akuzat. Lulzim Basha zgjodhi të mos shkonte në seancë plenare të së enjtes, por të tjerët në sallë folën për paratë e tij.

Lajmi i mediave amerikane se Partia Demokratike ka marrë një financim prej 500 mijë dollarësh nga Rusia u bë pjesë e debatit parlamentar ku si rradhë herë fjalën në Kuvend e mori edhe Pandeli Majko.

“Kjo histori nuk ka për t’u mbyllur kaq e thjeshtë. Dhe ky nuk është një faj individual dhe mbyllet me idenë se proces gjyqësor nuk ka. Dilni këtu dhe jepni llogari, dhe ky është vetëm fillimi”, tha Majko.

Fjalët e Majkos nuk mbetën pa përgjigje, sidomos të atij që vijon të mbajë linjën Bashës në Parlament. 

“Më në fund Pandit i qenka shëruar goja sepse për të tilla çështje delikate, i vetmi që nuk duhet të flisje, edhe për flokët e bardha. Së paku prit edhe ca orë se do të përgënjeshtrohesh. Është mirë që pasi të përgënjeshtrohesh, është mirë të shkosh tek dentisti” tha Alibeaj.

Debatin për paratë ruse me të cilët dyshohet se Basha ka financuar lobimin në SHBA në vitin 2017, e vijoi Taulant Balla, si argument përballë akuzave të opozitës për korrupsion. 

“Protestat e opozitës të bashkëdrejtuara nga Lulzim Basha dhe Sali Berisha jepeshin live në televizionin rus”, tha Balla.

Këtij të fundit iu përgjigj Luçiano Boçi.

“Shoh pro-amerikan të thekur që ndjekin televizione ruse. Unë kanalet jugosllave shihja para 90’.

Me kureshtje pritej ndërhyrja e Sali Berishës në debat, që dosjen e financimeve ruse e ka cilësuar si grepin në të cilin sipas tij është mbajtur peng ish-kryetari Basha. Por lideri i demokratëve zgjodhi heshtjen.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli