Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Finlanda mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën: Këtë vjeshtë do të shohim rezultate pozitive

Nga A2 CNN
4 Korrik 2022, 11:29 | Kosova
Finlanda mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën:

Finlanda mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën dhe pret që Bashkimi Evropian të përmbyllë këtë çështje gjatë muajve në vijim. Kështu u shpreh ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, Tytti Tuppurainen, gjatë një konference për shtyp në Prishtinë së bashku me ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne dhe zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi.

“Ne mbështesim liberalizimin e vizave. Tani është koha dhe nevojiten të gjitha kriteret dhe pasi të përmbushen kriteret duhet të keni të drejtën që të merrni liberalizimin e vizave. Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk ka liberalizim të vizave dhe është koha që të lëvizet përpara. Ne kemi mbështetur negociatat që flasin në favor të Kosovës në këtë drejtim. Kështu që unë mund të them se jam optimiste që ne do të vazhdojmë përpara në këtë çështje dhe besoj se në muajt në vijim, ndoshta këtë vjeshtë do të shohim rezultate pozitive”, tha ajo.

Tuppurainen theksoi se shteti i saj mbështet procesin euroatlantik të Kosovës dhe shteteve të rajonit të Ballkanit perëndimor.

“Jam e lumtur të njoftoj se jam mik për mbrojtjen e Kosovës dhe të luftoj në Parlamentin Europian dhe të Finlandës për çështjen e Kosovës. Finlanda është mbështetëse e aspiratave. Jam me shpresë se BE-ja do ta zgjidhë këtë problem në muajt e ardhshëm. Për ne, Kosova është shembull pozitiv. Duhet të ndalojmë Rusinë dhe atë luftë ilegale në Ukrainë. Është e rëndësishme të jemi të bashkuar”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani